Durrësi dhe Berati organizojnë festime masive në ditën e Shën Valentinit (14 Shkurt 2001)


Durrësi dhe Berati organizojnë festime masive në ditën e Shën Valentinit (14 Shkurt 2001)

12:32 14/02/2001

Sot paradite me qindra durrsakë e të gjitha moshave kanë festuar në qendër të qytetit sëbashku me disa nga këngëtarët më të mirë të vendit. Emra të tillë si Rovena Dilo, Eranda Libohova, Manjola Nallbani dhe Irini Qirjako, kanë kënduar kryesisht këngë dashurie në shkallët e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. I gjithë ky spektakël u kthye në një skenë të improvizuar me drita dhe lule ku prania e tyre në qytetin bregdetar në këtë ditë u mundësua nga sponsorët privatë të cilët bashkëpunuan me bashkinë e qytetit për t’i ofruar qytetarëve diçka ndryshe nga vitet e tjera./tvklan.al






Të ngjashme