Ministri i Drejtësisë Imami, masa për gjyqtarët e korruptuar – (17 shkurt 2001)


Ministri i Drejtësisë Imami, masa për gjyqtarët e korruptuar – (17 shkurt 2001)

15:00 17/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Çështja e lirimit të të pandehurit Kudret Hoxha nga masa e arrestit prej gjykatës së Fierit, ka pasur reagimin e Ministrit të Drejtësisë Arben Imami. Ai ka denoncuar sot para mediave, se lirimi i të pandehurit Hoxha, bie ndesh me përpjekjet për të shëndoshur sistemin gjyqësor në Shqipëri.

Arben Imami:- “Ky është një veprim, i cili godet drejtësinë, por për të ne kemi marrë masa dhe jemi përpjekur të luftojmë atë paraprakisht. Që me datën 17 Janar, kemi kërkuar mbi bazën e kërkesës së Ministrit të Rendit, i kemi kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Këshillit të Drejtësisë, të fillojë verifikimin për masën e arrestit me burg për 20 ditë që kishte marrë gjykatësi i Fierit zoti Dritan Devole, për këtë të akuzuar”.

Gjithashtu ministri Imami, ka urdhëruar dje nisjen e verifikimit për shkelje ligjore, ndaj gjyqtares së rrethit gjyqësor Fier, Arta Dano./tvklan.al






Të ngjashme