PS përgatitet për tryezën e partive politike – (17 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Socialiste po përgatitet për tryezën e partive politike, ku do të sheshohen të gjitha mosmarrëveshjet parazgjedhore. Një ditë pas deklaratës të kryetarit Fatos Nano, bërë në KPD, sekretari i marrëdhënieve me publikun ne PS, Luan Rama, ka deklaruar se është një inciativë serioze dhe institucionale. Sipas Ramës, zgjedhjet e Qershorit, do të jenë më të avancuara nga ato të mëparshmet.
Luan Rama:- “Për të shënuar kështu, me shumë seriozitet, një hap tjetër të madh në rrugën e Shqipërisë, drejt standardeve demokratike në rrugën e saj të integrimit”.
Pasi ka propozuar, Rama fton të gjitha partitë politike, për të ngritur strukturën monitoruese e ndërpartiake, e cila do të ndjek respektimin e të gjitha angazhimeve ligjore e politike, të çdo pale deri në fund të procesit zgjedhor./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti