Nis gjykimi i pjesëtarëve të grupit të Aldo Bares (19 Shkurt 2001)
Ka filluar në Gjykatën e Faktit të Elbasanit gjykimi i pjesëtarëve të ashtuquajturës Banda e Aldo Bares. Për gjykimin e kësaj bande është ngritur një grup pune i përbërë nga prokurorë dhe hetues nga Gjykata e Lushnjes. Para trupit gjykues u paraqitën sot 5 të akuzuar nga 10 të akuzuarit pjesëtarë të kësaj bande.
Sipas prokurorit të çeshtjes Përparim Hasa dhe Dritan Gribshi, pjesëtarët e grupit akuzohen për vepra të ndryshme penale përfshirë këtu dhe krijim të bandës së armatosur. Procesi i parë gjyqësor ndaj pjesëtarëve të grupit të Aldo Bares është zhvilluar në kushte të larta sigurie./tvklan.al