E bija e Albërije Hadërgjonaj tregon se cila pjesë e trupit i pëlqen: Me kalimin e kohës e kupton që…
Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Precious” dhe mesa duket është pritur mjaft mirë nga publiku. Ajo ka qenë në një lidhje Skype me emisionin e Rudina Magjistarit e cila foli më gjatë për jetën e saj profesionale dhe personale. Gjatë intervistës, Anxhelina ka treguar se çfarë i pëlqen më shumë në trupin e saj dhe cili është ushqimi i preferuar sushi apo flija.
Rudina Magjistari: Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë dhe çfarë do doje të ndryshoje në trupin tënd?
Anxhelina Hadërgjonaj: Ka pasur një periudhë që doja të ndryshoja shumë gjëra në trupin tim sepse shikoja në Instagram modele dhe ke qejf të dukesh, po me kalimin e kohës e kupton se s’ka gjë më të mirë sesa origjinaliteti, kështu që asgjë.
Rudina Magjistari: Cila pjesë e trupit të pëlqen më tepër?
Anxhelina Hadërgjonaj: Pjesa e stomakut sepse duket si i palestruar.
Rudina Magjistari: Kë do zgjidhje mes flisë apo sushi?
Anxhelina Magjistari: Do doja të thoja shumë fli sepse më pëlqen shumë, por susi është diçka që unë mund të jetoj gjithë jetën duke ngrënë sushi.
Rudina Magjistari: Çfarë i ke kërkuar babagjyshit për Vitin e Ri?
Anxhelina Hadërgjonaj: Sukses në karrierë dhe njerëzit e zemrës të jenë të shëndetshëm dhe mirë. /tvklan.al