Monumentet e kulturës në Sarandë u nënshtrohen rikonstruksionit (19 Shkurt 2001)
Në qytetin piktoresk të Sarandës ka nisur puna për restaurimin e monumenteve me vlera të veçanta arkitekturore. Kështjella e Lëkursit dhe ajo e Manastirit të 40 shenjtorëve, u janë nënshtruar ndërhyrjeve nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Financimi është i shtetit dhe i Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Pasi është bërë studimi dhe projekti, nisën studimet në muret rrethuese të kështjellës dhe zonës rrethuese të këtij manastiri.
Projekti parashikon restaurimin e mjediseve të brendshme, pastrimeve dhe gërmimeve arkeologjike. Bëhet e ditur se pas gërmimeve, ky monument kulturor do t’i nënshtrohet edhe konsolidimit të rrënojave që kanë mbetur nga manastiri. Manastiri i 40 shenjtorëve i përket shekullit të VI-të. Sipas specilistëve, ky monument i cili u shkatërrua pas Luftës së Dytë Botërore i ka dhuruar emrin qytetit të Sarandës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti