Kosovë, ushtarët serbë vriten nga minat anti tank (19 Shkurt 2001)


Kosovë, ushtarët serbë vriten nga minat anti tank (19 Shkurt 2001)

14:18 19/02/2001

Pas vdekjes së tre policëve serbë të vrarë dje pasi automjeti i tyre kaloi mbi mina anti tank, autoritetet më të larta jugosllave dhe serbe mes të cilëve dhe Presidenti Koshtunica u mblodhën me urgjencë dje në mbrëmje në Beograd me qëllim zhvillimin e diskutimeve në lidhje me fillimin dhe ashpërsimin e mëtejshëm të dhunës në Kosovë si dhe në juglindje të Serbisë.

Diskutimet e kësaj mbledhjeje i udhëhiqte Presidenti Koshtunica. Me anë të një letre transmetuar përpara kësaj mbledhjeje ministri i Jashtëm Jugosllav i kërkonte NATO-s dhe forcës shumëkombëshe të paqes në Kosovë të mernin masa të efektshme dhe konkrete në mënyrë që t’i jepej fund rritjes së dhunës në këtë rajon dhe pjesës së juglindjes së Serbisë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme