Rekrutët e rinj Gjirokastër, Qendra e Mobizimit përpilon fletëthirrjet (20 Shkurt 2001)
Qendra e mobilizimit të rekrutëve në Qarkun e Gjirokastrës ka nisur procedurat ligjore për mobilizimin e rekrutëve në kryerjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Aktualisht po punohet për evidentimin e të gjithë shtetasve që kanë mbushur moshën si dhe është kryer verifikimi i vendosjes së tyre brenda apo jashtë shtetit.
Mbi bazën e këtij dokumentacioni të saktë janë kryer dhe përpiluar fletëthirrjet për bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore ku u janë shpërndarë në dorë shtetasve që do të mobilizohen si rekrutë. Ndërkaq për afro 1000 rekrutë që u ka kaluar koha për mobilizim në fshatrat e minoritetit grek, qendra e mobilizimit do të pranojë praktikat e deritanishme të pagesës në mënyrën masive./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego