5 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
5 viktima janë shënuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1158 testime, nga të cilët 296 pret tyre kanë rezultuar pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive në vend është 47.499 raste nga 166.741 testime të kryera dhe 1.225 persona kanë humbur jetën që nga nisja e pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318./tvklan.al