Xhesi: Takimi i Saimirit me Enxhëllin ishte i stisur
Puntata e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta, teksa garës për të rrëmbyer zemrën e Saimirit i’u shtuan edhe tre konkurrente të reja, teksa u larguan tre të tjera.
Drita dhe Kejda ishin dy të eliminuarat që nuk morën trëndafil nga 33-vjeçari, ndërkohë që Albana u tërhoq pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe të motrës, Albanës.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Xhesi ka komentuar dy takimet e javës, atë të Saimirit me Enxhëllin dhe me Silvanën.
“Sa i përket takimit të Enxhëllit, jam dakord me atë që tha opinionisti Roberti. Nuk më ngjalli shumë emocione, por gjithsesi nëse e kanë ndjerë ata të dy, mirë për to.
Takimi i Silvanës më pëlqeu realisht, mu duk i ndjerë, pati kimi. Më erdhi keq që u largua Albana sepse ishim lidhur me të si vajza por ishte një veprim i drejtë dhe dinjitoz nga ana e saj.
Me Silvanën pashë kimi reale, atë atraksionin, donin të dy të ishin me njëri-tjetrin. Ndërsa me Enxhëllin ishte diçka e stisur.
Erdhën rrethanat në mënyrë të tillë, ai kompleksi për vajzën e mërzitur, e sulmuar, që Saimiri shkoi ta shpëtonte”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, e pyetur për sjelljen e Saimirit, ajo është shprehur se ndihet mirë, duke qenë se ai tha se e shikonte si partneren e tij të ardhshme.
“Unë për vete ndihem mirë dhe duke marrë parasysh që kishte thënë që mua më sheh si partneren e ardhshme”, ka theksuar Xhesi.
Më tej bukuroshja nga Shkodra ka folur edhe për dy konkurrentet e eliminuara.
“Më erdhi shumë keq. Kisha shoqëri me të dyja vajzat, ishin dy nga vajzat që kisha më afrimitet aty. Për Dritën nuk mendoj se duhej të largohej, aq më tepër që nuk kishte pasur një takim dhe mbase duhet ta njihte.
Kejda në një farë mënyre sikur e parapriu sepse ishte pak e tërhequr , pak e ftohtë”, ka deklaruar Xhesi./tvklan.al