Mbledhje KQZ, Celibashi debat me përfaqësuesit e partive – (21 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për të realizuar kërkesat e grupit të Miqve të Shqipërisë, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen përpara datës 24 Qershor. Kryetari Celibashi në debat me përfaqësuesit e partive politike ka deklaruar, se KQZ do të bashkëpunojë me to për të siguruar zgjedhje të ndershme.
Në mbledhjen e sotme KQZ, ka diskutuar memorandumin e bashkëpunimit me qeverinë, qendrën e informacionit financiar, si dhe riaktivizimin e komisioneve zonale të votimit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame