Dështon tryeza dypalëshe PS-PD – (21 Shkurt 2001)


Dështon tryeza dypalëshe PS-PD – (21 Shkurt 2001)

10:29 21/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka dështuar tryeza dypalëshe mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Mbrëmë vonë rreth mesnatës, sipas sekretarit Rama, ka mbërritur në selinë rozë, përgjigja negative e liderit demokrat Berisha. PD kërkonte pjesëmarrjen në këtë tryezë edhe të aleatëve të saj.

Luan Rama:- “Në përgjigje të ftesës së PS, të nënshkruar nga kryetari i PS Fatos Nano, mbrëmë vonë rreth mesnatës, ka mbërritur një përgjigje nga ana e PD, nënshkruar nga zoti Berisha. Në këtë përgjigje, ne vlerësojmë faktin, që kjo iniciativë e jona po ecën, vlerësojmë faktin që, pranohet idjea e takimit dhe që ka përgjithësisht konvertim edhe për rendin e ditës. Prandaj jemi të angazhuar, që nismën tonë ta zhvillojmë më tej”.

Sipas Ramës, Ruçi, Malaj e Dokle, vazhdojnë përpjekjet për të takuar përkatësisht Boden, Gjanën e Topallin. Megjithatë socialistët ende nuk e kanë humbur shpresën në mbledhjen e tryezës të partive politike, për të ngritur strukturën monitoruese ndërpartiake, për kontrollin e angazhimeve dhe respektimin e ligjit gjatë zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme