“Për një jetë më të mirë” , projekti i veçantë kuvajtian për Elbasanin (20 Shkurt 2001)


“Për një jetë më të mirë” , projekti i veçantë kuvajtian për Elbasanin (20 Shkurt 2001)

12:17 20/02/2001

14 mijë dollarë ka kushtuar projekti disi i veçantë kuvajtian i quajtur “Për një jetë më të mirë” në bashkëpunim me një nga institutet e Elbasanit. Projekt ka synuar tu vijë në ndihmë 15 familjeve më të varfëra të fshatit Balëz.

Për këtë qëllim janë blerë 15 krerë lopë dhe u janë shpërndarë falas banorëve. Kur këta 15 lopë do të jenë shtuar me viça të tjerë, ata do t’ua bëjnë dhuratë fshatarëve të tjerë dhe kur numri i gjedhëve të ketë arritur në 50 krerë, atëherë ky projekt mendon ndërtimin e një stalle lopësh dhe një baxhoje qumështi.

Kështu kjo do të shënojë dhe krijimin e të parë fermë kapitaliste në këtë rreth. Elbasani është rrethi i tretë pas Peshkopisë dhe Burrelit që përfiton nga ky projekt kuvajtian./tvklan.al






Të ngjashme