Kim: Lajm i mirë, edhe një gjykatës që GJK të jetë funksionale
Në seancën e kësaj të enjteje, Kuvendi miratoi me 96 vota kandidaturën e Altin Binajt si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këtë votim e ka përshëndetur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila thotë se tanimë duhet vetëm një gjykatës tjetër që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale. Kim thotë se SHBA pret që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt.
“Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së & pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit“, shkruan ajo.
Ambasadorja shprehet se reforma në drejtësi po bën progres hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë kështu pasi nuk është e lehtë, e shpejtë apo perfekte.
“Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por po ecën përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë & tërësisht funksional”, thotë ambasadorja./tvklan.al
“Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. 🇦🇱 tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… (1/2) https://t.co/qXc3nVTjaK
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 17, 2020
"Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por po ecën përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. 🇺🇸 do vazhdojnë të mbështesin dëshirën e popullit 🇦🇱 për një sistem drejtësie transparent, të drejtë & tërësisht funksional." Ambasadorja Yuri Kim https://t.co/TunOCzwvKO
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 17, 2020