Qëllohet me çifte nga shoku, vdes 27-vjeçari
Dy të rinjtë kishin dalë për gjueti
Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarë në Dibër pasi është qëlluar me armë gjahu nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, ndërsa viktimë ka mbetur 27-vjeçari Gentian Kosiqi.
Polica ka vënë në pranga shokun e tij, 18-vjeçarin Rifat Xheleshin që dyshohet se ka qëlluar nga pakujdesia në drejtim të Kosiqit, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Tv Klan