PD pranon tryezën e thirrur nga PS, por me disa kushte – (22 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Demokratike, ka rënë dakord për të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Partia Socialiste, por ajo ka vendosur dhe disa kushte. Sipas krerëve demokratë, pjesëmarrja në tryezë, varet nga ftesa e drejtuar të gjitha partive të djathta duke filluar nga partitë aleate të Bashkimit për Demokraci, e deri tek Partia Republikane e Partia e Ballit Kombëtar.
Nëse socialistët preferojnë të ulen në tryezë, pa partitë e koalicionit qeveritar, thanë sot drejtuesit e selisë blu, ne nuk mund të ulemi pa aleatët tanë. Ndërkohë PD ka kërkuar, që tryeza të mos jetë vetëm teknike, por edhe politike. Sipas tyre, pa u zgjidhur çështjet politike, nuk mund të kalohet në problemet teknike të procesit parazgjedhor./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti