Dështon takimi Berisha – Nano, shtyhet tryeza dypalëshe – (22 Shkurt 2001)


Dështon takimi Berisha – Nano, shtyhet tryeza dypalëshe – (22 Shkurt 2001)

22:57 22/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Udhëheqësit e dy partive kryesore rivale në Shqipëri, Fatos Nano dhe Sali Berisha, kanë shkëmbyer letra lidhur me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të Qershorit. Partia Demokratike ka kërkuar të shtyhet mbajtja e tryezës dypalëshe, të propozuar nga Partia Socialiste, për t’u mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Demokratët vlerësojnë se është e nevojshme krijimi i një hapësire më të madhe dialogu me forca të tjera politike në vend. Me gjithë dështimin e takimit dypalësh mes tre socialistëve, Ruçi, Malaj, Dokle, e tre demokratëve Bode, Gjana, Topalli, ata nuk kanë hezituar të vazhdojnë komunikimin individualë.

Kjo kërkesë e opozitës vjen pas disa ditëve të qeta në politikën shqiptare dhe shkëmbimit të ftesave për dialog e bashkëpunim në kapërcimin e diferencave mes opozitës dhe qeverisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme