Kombinatit Metalurgjik nuk i paguan taksa komunës Bradashesh – (23 Shkurt 2001)


Kombinatit Metalurgjik nuk i paguan taksa komunës Bradashesh – (23 Shkurt 2001)

10:14 23/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Disa nga uzinat dhe fabrikat e kombinatit Metalurgjik, nuk i paguajnë taksa komunës Bradashesh, për sipërfaqen e tokës së zënë. 13 mijë banorë të zonës, kanë përfituar vetëm 100 hektarë tokë bujqësore. Ndërkohë që nëse sipërfaqja nuk do të ishte e zënë, do të ndanin midis tyre dhe 300 hektarë të tjerë.

Sipas ligjeve ekzistuese, uzinat dhe fabrikat, janë të detyruar t’i paguajnë qira komunës për tokën e zënë. Mirëpo vetëm disa prej tyre janë treguar korrekt me rregullat. Sipas kryetarit të komunës, sipërfaqja e zënë nga Metalurgjiku është toka më pjellore e fushës së Elbasanit. Me paratë që uzinat dhe fabrikat duhet të derdhin sipas ligjit sa të mundin, problemet sociale-ekonomike të banorëve të zonës do të mbyllen.

Ato përdoren për investime në infrastrukturë. Nga këto taksa i kanë sytë 17 fshatra të komunës. Nëse ato do të paguheshin rregullisht, komuna e Bradasheshit, do të ishte më e pasura në tërë Shqipërinë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme