Partia Republikane vendos të bashkëpunojë me Partinë Demokratike (24 Shkurt 2001)
Partia Republikane ka mbledhur sot asamblenë kombëtare për të vendosur zyrtarisht bashkëpunimin me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera të djathta, pa cënuar individualitetin e kësaj partie. Sipas kryetarit republikan Fatmir Mediu, me një bashkëpunim të qartë opozita do të dalë e fituar në zgjedhje. Kjo presupozon daljet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare. Në këtë situatë parazgjedhore tha Mediu nuk ka asnjë të ndryshme nga ajo e zgjedhjeve të tetorit.
Në asamblenë e republikanëve nuk ka marrë pjesë Sabri Godo i cilin ndodhet në Poloni në krye të një delegacioni parlamentar. Në mungesë të tij, Mediu deklaroi se iniciativa e Godos për të marrë pjesë në grupin parlamentar reformator ishte krejtësisht personale. Sipas Mediut kryesia e partisë vendosi që të mos merrte pjesë në këtë grup pasi nuk i shërbente interesave të opozitës./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego