Qafshtamë, mbillen 7 000 fidanë
Klosi: Sa më shumë zona të gjelbëruara për të minimizuar efektet e ndryshimeve klimatike
7000 fidanë të rinj pishë e zezë i janë shtuar parkut kombëtar te Qafshtamës.
Shtimi i gjelbërimit në zonat e mbrojtura të Lurës, Qafshtamës dhe Bunë-Velipojë është pjesë e projektit “Mbështetje për Punë Publike”, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga GIZ dhe Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i pranishëm në aktivitetin e mbjelljes së pemëve të reja u ndal tek rëndësia e shtimit të gjelbërimit .
Ai u shpreh se duhen sa më shumë zona të gjelbëruara për të minimizuar efektet e ndryshimeve klimatike.
Projekti parashikon në total mbjelljen e rreth 20.000 pemëve, dhe punësimin e 50 persona në nevojë ekonomike.
Tv Klan