Investime në ndriçim dhe sinjalistikë në Rrugën e Kavajës (25 Shkurt 2001)
Në Rrugën e Kavajës të shtruar nga një firmë italiane disa javë më parë, do të investohet nga bashkia e kryeqytetit për sinjalistikën e plotë të qarkullimit. 2,5 milionë lekë të reja është fondi që firma italiane ka filluar të përdorë në vijëzimin e rrugës si tabela, ndriçim, por dhe në disa rregullime të vogla që kishin pa përfunduar. Investimi i parë në këtë rrugë ishte 30 milionë lekë të reja ku u krye vetëm asfaltimi./tvklan.al