Tepelenë, komuna e Buzit e harruar nga shteti – (26 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
50 kilometra larg qytetit të Tepelenës, ndodhet komuna e Buzit. Dhjetë vitet e fundit në këtë zonë s’është bërë asnjë investim në infrastrukturë. Në gjithë zonën nuk gjen asnjë ambulancë, me përjashtim të një qendre shëndetësore, vetëm me një mjeke. Fshatrat përreth nuk lidhen me Tepelenën as me furgona, për shkak të mungesës së rrugës.
E vetmja që ka pasur ndërhyrje është rehabilitimi i objekteve të kultit. Komuna e Buzit, pak vite më parë në listat e gjendjes civile, numëronte mbi 4 mijë banorë, ndërsa sot vetëm 2 mijë, pasi 50% e popullsisë është larguar. Dalë nga dalë duket se do të largohen të gjithë nga kjo zonë e harruar nga shteti dhe investimet./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti