Greqia merr vaksinat e para më 26 Dhjetor
Greqia do të marrë dërgesën e parë të vaksinave kundër koronavirusit në datë 26 Dhjetor, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis duke konfirmuar se vaksinimet e para do të bëhen në pesë spitale në Athinë dhe Selanik. Në fillim vaksinat do t’u bëhen punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre mbi 65 vjeç ose rreth 2.4 milionë shtetase grekë.
Këto të dhëna Mitsotakis, i dha gjatë një takimi të mbajtur për të diskutuar strategjinë e imunizimit të Greqisë në selinë e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik. Ai tha se sipas azhurnimit më të fundit të EMA-s, miratimi i vaksinës Pfizer pritet më 22 Dhjetor. Në buletinin ditor sot në Greqi u regjistruan 78 vdekje dhe 1,155 infeksione të reja në periudhën 24 orëshe. Numri i pacientëve të intubuar ishte 542.
Ndërkohë, ambientet e magazinimit të vaksinave në temperatura të ulëta nën 70 gradë janë realizuar në Selanik nga prodhuesi japonez PHCbi.
Po sot Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka thënë se BE-ja po punon që vaksinat kundër koronavirusit të jenë të disponueshme edhe në Ballkan. “Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.
Klan Plus