Lajmi më i lexuar i javës për “Love Story”


Lajmi më i lexuar i javës për “Love Story”

13:42 19/12/2020

Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Takimet, emocionet, bisedat dhe ndjesitë mes protagonistit, Saimirit, dhe vajzave konkurrente kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat, teksa lajmet për to janë lexuar me shumë kuriozitet nga audienca.

Kësaj here Saimiri kishte zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën.

Ata u takuan në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë, për t’ju shmangur kamerave të produksionit.

Silvana dhe Saimiri folën pak për udhëtimet, një element që u pëlqen të dyve, por shumicën e kohës dyshja e kaloi mes përqafimeve, çokollatave, verës dhe puthjeve.

Nga ana tjetër, ashtu siç kishte premtuar, Albana u tërhoq nga spektakli, duke qenë se tashmë 33-vjeçari e bëri zgjedhjen mes të dyjave.

Ky ka qenë edhe lajmi më i lexuar i javës për spektaklin “Love Story”.

“Siç e kemi shprehur që në fillim, unë do jem koherente. Ne e kemi thënë që në momentin që do shohim një afrimitet, tjetra do tërhiqet. Unë e kam parë këtë tek motra. Unë shpresoj ta lë në duar të sigurta dhe të përfundojnë bashkë”, u shpreh Albana në studio.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Albana ka folur për komentet që ka marrë nga publiku, familja dhe vajzat e kastit.

Ndërkohë, ajo ka theksuar se shpreson që Silvana të qëndrojë sa më gjatë në spektakël.

Si ka qenë kjo javë për ty?

Ka qenë një javë e qetë. Fakti që u tërhoqa ka qenë vendimi im. Që në momentin që Silvana bëri takimin, unë e vendosa që duhet të tërhiqesha. Edhe po të mos kishte ndodhur puthja, largimi im do të ndodhte. Unë jam e lumtur dhe shpresoj që rrugëtimi i Silvanës të vazhdojë akoma më i gjatë.

Ke marrë komente gjatë këtyre ditëve?

Kam marrë shumë komente dhe mesazhe pozitive, ndryshe nga javët e tjera. Publiku e ka marrë jashtëzakonisht mirë, unë nuk e kam pritur. Javët e kaluara njerëzit kanë pasur një mendim sipërfaqësore dhe tani kanë ndryshuar. Vinin mesazhe në profilin tim dhe të motrës dhe u vinte edhe keq që jam larguar.

Të ka munguar Love Story këtë javë?

Normlisht më mungon pak rutina, provat, u bë një pjesë e jetës time. Momenti që erdha në Shqipëri, erdha për këtë dhe e vetmja gjë që unë merresha ishte kjo. Por kam lënë gjysmën time aty, fakti që kam motrën binjake aty është sikur të jem akoma unë.

Çfarë nënkuptove kur i the Saimirit që shpreson ta kesh lënë motrën në duar të sigurta?

Çdo mashkull ose çdo partner që do të kishte motra ime do t’i thoja të njëjtën gjë. Këtu situatë është akoma më e ndërlikuar sepse ka shumë vajza. Nuk dua që ai ta lëndojë, është e patolerueshme nga ana ime. Ishte ky nënkuptimi, që ta lë në duar të sigurta që t’i qëndrojë asaj që bën. Përndryshe me mua nuk i ka gjërat mirë.

Mund të ndash me ne një mesazh apo koment që të ka mbetur në mendje?

Është fakti që më duan sërish, si karakter, si personazh dhe me të vërtetë kam mbetur shumë e kënaqur.

Si ka reaguar familja pas këtij largimi?

Familja tha që ishte një vendim i drejtë, sidomos babi ma këshillonte këtë gjë. Janë shumë të kënaqur, janë krenarë për ne të dyja.

Të ka ardhur ndonjë kërkesë nga ndonjë djalë tjetër tani që nuk je më pjesë e Love Story?

Më kanë ardhur kërkesa pafund, por gjithsesi unë nuk i jap rëndësi dhe nuk është se jam e interesuar për momentin, kështu që next…

Dua të them që jam e lumtur që kam marrë pjesë, Ka qenë një eksperiencë pas shumë vitesh që nuk jam kthyer në Shqipëri, jam e lumtur që shfrytëzova kohën time këtu. Unë i uroj vetëm fat motrës time dhe dua që ajo të jetë e lumtur./tvklan.al






Të ngjashme