A je e virgjër? Shqipja: Për të martë dhe të premte…


A je e virgjër? Shqipja: Për të martë dhe të premte…

22:34 19/12/2020

E ftuar në emisionin “Klanifornia” këtë të shtunë ka qenë një prej personazheve më të komentuar kohët e fundit, Shqipe Hysenaj. Ajo ka zënë titujt kryesorë të mediave rozë për javë të tëra.

Dhe kjo nuk i ka shpëtuar Francit, laçianit të “Klanifornias” që sigurisht e ka “ngacmuar” dhe ka lënë në një takim me Shqipen. Pikërisht në këtë takim, edhe pse i pari, laçiani nuk ka ngurruar që ta pyesë Shqipen nëse është e virgjër apo jo.

Dhe sigurisht, përgjigja e saj ka qenë plot humor dhe ka shkaktuar të qeshura.

Laçiani: A je e virgjër o gjigande?

Shqipja: Në vesh po!

Laçiani: Ku?

Shqipja: E kisha fjalën… ça sikleeeti! Të martën dhe të premten po, kurse ditët e tjera…

Laçiani: Sigurisht nuk kishte si ndodhte ndryshe me një gjigande si puna jote se ndryshe nuk të lë me ra në tokë. /tvklan.al






Të ngjashme