Britania e Madhe ashpërson masat
Johnson: S’mund të vijojmë me planin për Krishtlindjet
Britania e Madhe është një tjetër shtet europian që ka vendosur të shtrëngojë masat kundër koronavirusit në prag të festive të fundvitit.
Kryeministri Boris Johnson bëri të ditur se me zbulimin e një variant të ri të koronavirusit i cili sipas tij është 70 për qind më i transmetueshëm, është bërë e domosdoshme që të ndryshojë plani për festimet e krishtlindjeve dhe vendosja e masave të reja që hyjnë në fuqi që nga kjo e dielë.
Londra, Anglia juglindore, Uellsi dhe Skocia do të jenë ndër zonat që do të hyjnë në nivelin e katërt të rrezikshmërisë që është i ngjashëm me bllokimin kombëtar.
“Kur virusi ndryshon metodat e tij të sulmit ne duhet të ndryshojmë metodën tonë të mbrojtjes. Me zemër të thyer ju them se nuk mund të vijojmë me planin për Krishtlindjet”, tha Johnson në një deklarate për mediat.
Tv Klan