“Në asnjë mënyrë! S’kam vajzë, gënjejnë ata…”, nëna nuk pranon dy fëmjët që ka braktisur në jetimore


“Në asnjë mënyrë! S’kam vajzë, gënjejnë ata…”, nëna nuk pranon dy fëmjët që ka braktisur në jetimore

15:52 20/12/2020

Motër e vëlla janë braktisur nga nëna e tyre dhe tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ata shpesojnë që të gjejnë nënën e tyre që i la në jetimore. Gazetari i programit ka shkuar ta takojë zonjën Ismete, por ajo gjatë intervistës refuzon të ketë djalë tjetër përveç Fatjonit që e ka rritur. Ajo shprehet se Arbenin nuk e ka djalë, ndërkohë që gjatë rrëfimit, Arbeni ka treguar se kur ishte fëmijë, zonja Ismete ka shkuar disa herë ta takojë tek shtëpia e fëmijës, dhe më pas kur mbushi 18 vjeç, ai shkoi dhe e takoi pasi kishte fituar rrogën e parë. Që nga ajo ditë Arbeni nuk u takua më kurrë me të ëmën. Zonja Ismete refuzon që të ketë edhe një vajzë me emrin Dallëndyshe.

Gazetari: Po Dallëndyshen?

Ismetja: Dallëndyshja ka qenë një femër e bukur, e mirë, por kemi lindur bashkë, po kemi lindu bashkë a nuk e di si është bërë ajo punë që e kanë ngatërruar. A e ka lindur ajo a nuk e di, ka shumë vjet.

Gazetari: Nuk është vajza jote Dallëndyshja?

Ismetja: Jo, ku kam vajzë unë e shkreta.

Gazetari: Po kjo Dallëndyshja të ka ardhur?

Ismetja: Jo, s’më ka ardhur. S’di ku iku Dallëndyshja apo çfarë bëri.

Gazetari: Dallëndyshja ka pretenduar se është vajza jote.

Ismetja: Jo në asnjë mënyrë, s’kam vajzë se të kisha vajzë ku me e marr të më bënte hyzmet, ku me e marr. S’kam vajzë, gënjejnë ato që thonë.

Mirela: Nuk jam e bindur se mund të ketë humbur kujtesën.

Arbeni: Po më bën hasha mua që kam folur gojarisht me të, habitem. /tvklan.al






Të ngjashme