I mituri 7 vjeç vret aksidentalisht babain me armë


I mituri 7 vjeç vret aksidentalisht babain me armë

14:17 20/12/2020

Polici ndërroi jetë, pasi u qëllua me një plumb ndërsa luante bilardo

Efektivi i FNSH-së, Roland Biceri u vra aksidentalisht me armën e shërbimit nga djali i tij mesditën e së dielës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në një lokal-bilardo pranë Kopshtit Zoologjik, në rrugën “ Shyqyri Brari”. Roland Biceri ishte duke luajtur bilardo bashkë me një shokun e tij, kur djali i tij 7 vjeç ka marrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar aksidentalisht.

Fillimisht ai ka mbetur i plagosur, por më pas ka ndërruar jetë, rrugës për në spital.

Polici e kishte lënë armën bashkë me një xhaketë në një prej karrigeve. Djali i tij e ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi babain e tij. Polici është dërguar menjëherë në spital, por plaga e marrë ka qenë vdekjeprurëse dhe ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet dhe djali i mitur do të trajtohet edhe me shërbim psikologjik, por për shkak të moshës ai nuk mund të ndalohet.

Tv Klan






Të ngjashme