Bulevardi i Tiranës i mbushur me gropa – (26 Shkurt 2001)


Bulevardi i Tiranës i mbushur me gropa – (26 Shkurt 2001)

18:20 26/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është bulevardi i Tiranës, Shëtitorja kryesore, mbi të cilën ka ecur historia e kryeqytetit tonë që në vitin 1930. Pllakat e shtruara poshtë tij kanë përballur vitet, tanket e paradave, por duket se po dorëzohen përballë makinave dhe trafikut të viteve 2000. Këto gropa i përkasin bulevardit të Tiranës.

I përfshirë në projektin “Kthim në identitet, u prit që pas restaurimit të tre ministrive, ndryshimi të dukej dhe në bulevard. Por përveç gropave që hapen, androhen dhe rihapen sërish, nuk është parë ndonjë ndryshim tjetër. Bashkia e Tiranës përgjigjet, se projekti për restaurimin e bulevardit dhe trotuareve të tij është në proces./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme