Parlamenti miraton hartën e re elektorale (25 Shkurt 2001)


Parlamenti miraton hartën e re elektorale (25 Shkurt 2001)

11:25 25/02/2001

Miratimi i ndarjes së re elektorale në seancën e nesërme plenare nga Parlamenti, do të vërë në pikëpyejte mbajtjen e tryezës së të mërkurës mes pozitës dhe opozitës. Kryetari i mazhorancës socialiste në Parlament Arben Malaj është shprehur se do të respektohen afatet që ka caktuar ligji për miratimin e hartës elektorale. Partia Demokratike dhe aleatët e saj kërkojnë ribërjen e listave të votuesve bazuar në regjistrat e gjendjeve civile dhe pas kësaj të bëhet ndarja e zonave elektorale.

Nesër paradite, partitë opozitare do të përcaktojnë kërkesat drejtuar mazhorancës nga KQZ dhe problemin e listave të votuesve. Përsa i përket verifikimit të listve të votuesve mazhoranca ka pranuar krijimin e komisionit të përbashkët parlamentar. Duke respektuar afatet e kodit elektoral mazhoranca do të miratojë hartën elektorale dhe nëse nga verifikimi i listave të votuesve rezultojnë diferenca të mëdha, do të pranohet rishqyrtimi i projektit në një kohë tjetër./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme