Ekipi i Dinamos shpallet fitues i garave të çiklizmit në vend (25 Shkurt 2001)


Ekipi i Dinamos shpallet fitues i garave të çiklizmit në vend (25 Shkurt 2001)

11:38 25/02/2001

Është zhvilluar sot gara e parë e çiklokrosit për këtë vit nga ku fillon dhe sezoni i këtyre garave. 15 çiklistë të rinj dhe të rritur përkatësisht anëtarë të 8 klubeve kanë zhvilluar këtë aktivitet nën patronazhin e Federatës së Çiklizmit dhe presidentit të saj Skënder Anxhaku. Fitues për të rinj doli 17 vjeçari i Apolonisë së Fierit, në vend të dytë ai i Vllaznisë dhe në vend të tretë ai i Tiranës.

Përkatësisht për fituesit u ndanë dhe këto çmime si vendi i parë 10 mijë lekë të reja, vendi i dytë 5 mijë lekë të reja dhe vendi i tretë 2 mijë lekë të reja. Ndërsa si fitues për të rritur dhe të krejt takimit u shpallën 6 herë kamioni kombëtar Besnik Musai i Dinamos me kohën 26 minuta dhe 35 sekonda, në vend të dytë Vangjel Kule i Tiranës me kohën 30 minuta e 13 sekonda dhe në vend të tretë Leonard Kola me 34 minuta e 14 sekonda.

Çmimet e vendosura nga Federata e Çiklizmit ishin 50 mijë lekë të reja dhe vendi i parë 30 mijë lekë të reja vendi i dytë dhe 20 mijë lekë të reja vendi i tretë. Një çmim prej 20 mijë lekësh të reja iu dha dhe trajnerit të ekipit kampion Dinamos. /tvklan.al






Të ngjashme