Letra dashurie anonime, Saimiri zbulon çfarë i kanë shkruar vajzat
Tashmë ka startuar edhe nata e 6-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nga 11 vajza, sonte pritet të mbeten vetëm 9-të.
Gara është bërë më e fortë, teksa disa nga vajzat kanë pasur nga dy takime me Saimirin dhe kanë krijuar më shumë afrimitet më të.
Kësaj here Saimiri ka marrë tre letra pa emër nga produksioni, të cilat i kanë shkruar konkurrentet e reja, Generda, Redona dhe Valentina.
Saimiri i ka hapur ato një nga një dhe ka aluduar se cila nga vajzat mund t’i ketë shkruar.
Generda
I dashur Saimir, besoj e ndjeve kiminë e parë mes nesh. Kishe një shikim të thellë dhe shumë tërheqës. Nuk e di për ty por për mua sytë flasin shumë. Kam ardhur vetëm për ty në Love Story. Për mua je vetëm ti, nuk është një lojë është thjesht dashuri.
Redona
I dashur Saimir, unë jam një vajzë që nuk shprehem me fjalë, por me vepra. Unë besoj tek dashuria dhe për dashurinë bëj gjithçka. S’kam asnjë qëllim tjetër si fama apo pasuria. I vetmi qëllim është zemra jote. Jam këtu sepse hera e parë që të pash në televizor mu fute si sheqer në gjak. Preva biletën dhe erdha.
Valentina
I dashur Saimir, kisha ca kohë që po mendoja për një ndryshim në jetën time. Diçka që do më zgjonte nga rutina e përditshme. Kur të pashë për herë të parë, mendova ky është emocioni që më nevojitet. Unë jam person i sfidave dhe nëse ky udhëtim është në emër të dashurisë unë duhet ta bëj me patjetër. Dua të jem arsyeja e shkëlqimit të syve të tu. Ashtu si dhe ti do jesh arsyeja e shkëlqimit në sytë e mi./tvklan.al