Në krye të ILDKPKI do të jetë një grua


Në krye të ILDKPKI do të jetë një grua

16:12 21/12/2020

“Ligjet” i dërgojnë dy kandidatura parlamentit

Kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganajt, i ka përfunduar mandati dhe vendin e tij tani dihet me siguri që do ta zerë një grua. Komisioni i Ligjeve përzgjodhi 2 nga 5 kandidatura, të gjitha gra, për t’ia çuar parlamentit për votim.

Evgjeni Bashari, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e këtij Inspektorati, mori një votë miratuese unanime nga deputetët e Komisionit të Ligjeve. Kandidatja tjetër, Elena Papa mori 14 vota nga 15 deputetë të pranishëm dhe vetëm një abstenim.

I ngritur 17 vite më parë, ky Inspektorat bën kontrollin e pasurisë së të gjithë zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar dhe pas Reformës në Drejtësi ka marrë një rol të rëndësishëm sa i takon kontrollit të pasurisë dhe konfliktit të interesit për të gjithë magjistratët që kalojnë në procesin e vettingut.

Tv Klan






Të ngjashme