Infrastruktura dhe energjia, Kim diskuton me Ballukun


Infrastruktura dhe energjia, Kim diskuton me Ballukun

15:12 21/12/2020

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministren Belinda Balluku në lidhje me bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

Kim ka zbuluar se mes tyre është folur për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, diversifikimin e energjisë, tërheqjen e investimeve amerikane si dhe rritjen e mundësive për bizneset mes dy vendeve.

“Diskutim i mirë sot me Ministren e Energjisë & Infrastrukturës Belinda Balluku mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në mbrojtje të infrastrukturës kritike, diversifikimin e energjisë, tërheqjen e investimeve, rritjen e mundësive për bizneset Mirëpres që të vijojmë të ndërtojmë mbi Memorandumin tonë strategjik të Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin Ekonomik”, shkruan Kim!/tvklan.al






Të ngjashme