Biden emëron disa anëtarë shtesë për Këshillin Ekonomik Kombëtar
Presidenti i Zgjedhur i SHBA, Joe Biden, ka emëruar sot disa anëtarë shtesë për t’u bashkuar me Këshillin Ekonomik Kombëtar.
Lajmi është bërë me dije nga ekipi i tij i tranzicionit, të cilët në një deklaratë kanë treguar lëvizjet e fundit të Biden.
Sipas deklaratës, David Kamin do të jetë zëvendës drejtor i NEC, Joelle Gamble do të jetë Asistent Special i Presidentit për Politikën Ekonomike dhe Bharat Ramamurti do të shërbejë si zëvendës drejtor për Këshillin Ekonomik Kombëtar për Reformën Financiare dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.
Po ashtu ekipi i tij tranzicionit deklaroi se këto emërime do të ndihmojnë të nxirrnin të gjithë amerikanët nga kriza aktuale ekonomike dhe të ndërtonin një ekonomi të fortë./tvklan.al