Njihuni me shqiptaren që jeton në SHBA dhe lexon të ardhmen përmes letrave Tarot


Njihuni me shqiptaren që jeton në SHBA dhe lexon të ardhmen përmes letrave Tarot

18:47 21/12/2020

Bora Jones ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur për pasionin që ka ndaj letrave tarot. Ajo ka folur si për jetën e saj dhe për profesionin. Bora është diplomuar në Tiranë në degën Menaxhim Bankar. Ka punuar në bankë për 3 vite dhe prej 6 vitesh është e vendosur në SHBA, Florida, ku ka punuar në një kompani ndërkombëtare, italiane.

Prej 6 vitesh Bora lexon letrat tarot për miqtë dhe të afërmit. Ndërsa që në muajin Mars ajo ka hapur në youtube “Golden Truth” për leximin e letrave tarot. Tashmë ajo i është përkushtuar plotësisht biznesit të saj.

Bora është  tërhequr nga gjithçka që lidhet me të mbinatyrshmen, ku studion astrologjinë. Kur ka studiuar hartën e lindjes së saj ka zbuluar një Yod që njihet edhe si gishti i Zotit në astrologji. Që do të thotë se është diçka e shkruar që duhet të ndodh pikërisht në fushën e karrierës dhe të imazhit publik.

Bora është e martuar prej 6 vitesh e gjysëm me një shtetas amerikan Charlie Jones. Ka 2 djem, i madhi Charles është 3 vjeç e gjysëm kurse i vogli Brian është 1 e gjysëm dhe ndihet mjaft e plotësuar me jetën e saj. /tvklan.al






Të ngjashme