Ambasadori grek vizitë në Durrës – (28 Shkurt 2001)


Ambasadori grek vizitë në Durrës – (28 Shkurt 2001)

22:25 28/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ambasadori grek në Shqipëri, Dimitris Iliopulos, vizitoi Durrësin. Ai ka vizituar institucionet kryesore, bashkinë, prefekturën, portin dhe është takuar me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Durrësit. Në të gjitha takimet ai u interesua për gjendjen dhe interesat e biznesit grek në këtë qytet.

Tashmë në Durrës janë prezentë tre banka greke, por ambasadori u shpreh, se bashkëpunimi do të shkojë edhe më tej. Në takimin me prefektin Agron Duka, u diskutua mbi mundësinë e ngritjes së një qendre lojërash ujore. Ambasadori grek, u premtoi biznesmenëve durrsakë lehtësira në procedurat e dhënies së vizave, duke filluar që këtë javë. Lehtësira do të ketë edhe për qytetarët e thjeshtë që duan të vizitojnë Greqinë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme