Kolonel Edmond Koseni hedh poshtë akuzat e “RD” kundër tij – (28 Shkurt 2001)


Kolonel Edmond Koseni hedh poshtë akuzat e “RD” kundër tij – (28 Shkurt 2001)

09:35 28/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Drejtori i policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Koseni, doli menjëherë sot para shtypit, pas artikullit të botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, ku shkruhet se Koseni është i implikuar në trafiqe droge. Para gazetarëve, ai renditi disa nga aksionet që policët e Elbasanit, nën drejtimin e tij kanë kapur trafikantë dhe sasi të mëdha droge. Për rrjedhim Prefektura e Elbasanit, sipas drejtorit Koseni, e ka zero kultivimin e bimëve narkotike.

Kolonel Edmond Koseni:- “Në territorin që mbulon drejtoria jonë e policisë, për dy muaj ka vetëm dhjetë vjedhje të vogla, ku shuma më e madhe është një milion lekë të vjetra. Në Elbasan nuk ka asnjë problem tjetër, qetësia mbizotëron kudo. Si mund ta mbajë një trafikant droge këtë rend që është në Elbasan”.

Në këtë mënyrë, kolonel Edmond Koseni, e quan shpifje në lidhje me funksionin e tij, artikullin e sotëm të gazetës “Rilindja Demokratike” dhe ka deklaruar se ka bërë kallëzim, për ndjekje penale pranë prokurorisë, ndaj kryeredaktorit të “RD”./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme