Partia Socialiste dhe koalicioni qeveritar (27 Shkurt 2001)


Partia Socialiste dhe koalicioni qeveritar (27 Shkurt 2001)

10:57 27/02/2001

Socialistët dhe aleatët e tyre në koalicion nuk kanë ndërmend të bëjnë lëshime ndaj opozitës në tryezën e dialogut përsa i përket përbërjes së KQZ-së dhe shtyrjes së miratimit të hartës së re elektorale. Në selinë rozë, delegacioni i koalicionit qeveritar Ruçi, Bejtja, Karavelo dhe Pashko kanë diskutuar rreth tryezës me opozitën. Ata kanë pranuar vetëm propozimin parlamentar për listat e voztuesve. Pas takimit, Pashko dhe Ruçi u shprehën:

“Do të diskutohen të gjitha gjërat nesër. KQZ është një institucion kushtetues dhe ne nuk jemi të mendimit që të ndërhyjmë për të ndryshuar kushtetutën. Ne jemi që zyrat elektorale të miratohen sa më shpejt në mënyrë që të vazhdohet procesi.”

“Të gjitha do të bëhen sipas Kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar. Partitë nuk janë për të penguar institucionet në asnjë vend të botës. Partitë janë për të kontribuar dhe për të ndihmuar përmbushjen e detyrimeve që kanë institucionet e një shteti.”

Edhe grupi parlamentar socialist ka vendosur të miratojë të mërkurën pasdite ndarjen e re elektorale. Socialistët kanë ftuar Kryeprokurorin Rakipi të informojë parlamentin në ditët e para të marsit për zhvillimin e fundit në aksionin antidrogë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme