10 muaj që treni nuk kalon në Pogradec, shkak ura e prishur në Librazhd (2 Mars 2001)
Ka rreth 10 muaj që treni nuk kalon në Prrenjas dhe Pogradec, stacioni i tij i fundit është Librazhdi pasi dy këmbë e njërës prej urave është me difekt. Punimet e firmës Mavrovo që punojnë për rehabilitmin e superstradës evidentuan difektin e këmbëve të urës e cila ishte prishur ndër vite dhe kishte kaluar pa u vënë re.
Janë rreth 500 pasagjerë që zbresin çdo ditë në stacionin e Librazhdit dhe kalojnë për në Prrenjas, Pogradec, Korçë dhe Ersekë. Por, është parashikuar që brenda muajit mars ura të riparohet. Për këtë janë akorduar 32 milionë lekë të reja nga qeveria shqiptare./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego