Shoqata joqeveritare “Gruaja korçare” në ndihmë të vogëlushëve jetimë të Korçës (2 Mars 2001)
Këta janë vogëlushet që rriten në shtëpinë “Lule të vogla” në Korçë. Shteti shqiptar tregon kujdes të vazhdueshëm për rritjen e tyre, por pranë këtyre vogëlushëve gjenden edhe veprimtarët e shoqatës joqeveritare “Gruaja korçare”. Ata kanë krijuar këtë institucion me homologët e tyre në një varg shtetesh. Dy ditë më parë, presidentja e shoqatës “Gruaja korçare” Klara Çela, iu solli një sasi të konsiderueshme barnash dhuratë.
Ishte një ndihmë urgjente e dërguar nga një shoqatë grash intelektuale franceze për të përballuar situatën gripale. Megjithatë në këtë institucion si rezultat i masave parandaluese nuk ka asnjë fëmijë të sëmurë. Megjithatë punonjëset falenderojnë mikeshat e vogëlushëve për ndihmat e ofruara./tvklan.al