Keshilli bashkiak i Korçës, largohen dy keshilltarë të opozitës – (1 Mars 2001)


Keshilli bashkiak i Korçës, largohen dy keshilltarë të opozitës – (1 Mars 2001)

15:16 01/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dje janë larguar nga këshilli bashkiak i Korçës, dy këshilltarët e fundit të opozitës, përfaqësues të Partisë Demokristiane. Që ditën e kostituimit, ky këshill u bojkotua nga dhjetë këshilltarët e Partisë Demokratike. Ndërsa demokristianët, të cilët e kanë lënë dje këtë vend, largimin e tyre nuk e quajnë bojkot, por një tërheqje deri në plotësimin e kërkesave.

Këshilltari socialist Sotir Kokerri, e ka cilësuar veprimin e tyre të nxituar. Ai ka bërë të njohur përpjekjet që po bën pushteti lokal për zgjidhjen e kërkesave të mësipërme. Këshilltarët demokrat, po zënë vendet e tyre në organet e zgjedhura të pushtetit vendor.

Në 39 këshilla qarku, bashkish e komunash, sipas Kokerrit, vetëm në tre a katër këshilla po mungojnë ende këshilltarët demokratë, ndërkohë që të tjerët kanë filluar funksionimin normal. Në këtë mbledhje këshilli bashkiak i Korçës, i përbërë vetëm nga këshilltarët e forcave politike të majta, ka miratuar buxhetin e vitit 2001, i cili është 26% më i lartë se ai i vitit të shkuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme