Shtohen sërish infektimet ditore në Britaninë e Madhe
Italia dhe Franca ruajnë trendin rënës të shifrave të pandemisë
Këto radhë të gjata kamionësh me mallra janë pasojë e vendimit të autoriteteve franceze për të testuar të gjithë shoferët që hyjnë nga Britania e Madhe, nëse janë apo jo të prekur nga varianti i ri i koronavirusit. Krahas transportit të pasagjerëve, mutacioni i ri ka shkaktuar probleme edhe me hyrje-daljen e mallrave nga Britania.
24 orëshi i fundit shënoi shifra të larta pranë rekordeve të infektimeve ditore në këtë vend, mbi 33 mijë raste të reja. Ditët e fundit, infektimet kanë pësuar një tjetër rritje pas një rënieje si pasojë e masave të karantinës rajonale.
Rritje të lehtë të shifrave të infektimeve dhe viktimave pati edhe në Gjermani, edhe pse jo shumë larg mesatares së ditëve të fundit. Trendin rënës e kanë ruajtur Italia dhe Franca.
Veçanërisht në Francë, infektimet ditore janë në kuotat e fillimit të Shtatorit kur zuri fill vala e dytë. Në nivele të larta, por të qëndrueshme edhe shifrat e pandemisë në Shtetet e Bashkuara.
Tv Klan