Daily Love Story – Puthja e Suelës shkakton tension mes vajzave, komentet e Enxhëll dhe Arjanës


Daily Love Story – Puthja e Suelës shkakton tension mes vajzave, komentet e Enxhëll dhe Arjanës

18:08 22/12/2020

Silvana: Saimiri nuk do të ketë më puthje nga unë

Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa gara mes konkurrenteve është rritur.

Çdo javë janë larguar nga dy vajza, por këtë herë Saimiri vendosi të mos i japë trëndafil vetëm njërës prej tyre, Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e mbrëmjes.

Saimiri kishte rezervuar tre takime private, me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit gjeneroi shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave, sidomos Silvana e cila e kishte puthur më parë në takimin e saj.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Silvana ka folur pas spektaklit për këtë takim.

Veç të tjerash ajo u shpreh se 33-vjeçari nuk e vlerëson puthjen dhe bën gabim që e konsideron si diçka sipërfaqësore.

Ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën ai e konsideroi si një stacion për të arritur në një “përfundim” nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

Kisha shumë gjëra për të thënë por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhash shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëqeu fare”, tha Silvana.

Më tej ajo shtoi se pas mënyrës se si Saimiri e përshkroi puthjen, ajo nuk do ta puthë më.

“Unë do ta puth sërish kur të jem shumë e sigurt. Kur ta shoh që edhe ai është shumë i sigurt për puthjen. Ashtu si e përshkroi ai, puthje nga unë nuk do të ketë më”, u shpreh Silvana.

Arjana flet për puthjen e Saimirit me shoqen e ngushtë: Nuk më erdhi mirë

Arjana ka folur për puthjen e Suelës dhe Saimirit, teksa vlen të theksohet se është shoqe e ngushtë me Suelën.

Ajo është shprehur veç të tjerash është e mërzitur, por nga ana tjetër nuk i bën përshtypje sepse ende nuk e ka pasur vetë një takim me Saimirin për të krijuar ndjenja.

“Kishte goxha debate e tensione. Nuk isha e përfshirë sepse nuk kam ende një takim. Nuk më erdhi shumë mirë, por përderisa mora një hap të tillë, nuk jam e vetmja, kështu që nuk më bën përshtypje fare.

Para se të vija këtu nuk shquhesha për njeri që kam durim por që kur kam ardhur këtu po njoh dhe veten time. Suelën dhe Enxhëllin i kam shoqe, ato kanë pasur dy takime, unë asnjë dhe ndaj nuk më bën përshtypje. Më vjen edhe mirë edhe keq njëkohësisht”, theksuar ajo.

Më tej ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

Kush është e preferuara e Saimirit? Generda përmend tre vajza

Generda ka folur për emocionet e natës së gjashtë, teksa është shprehur se mendon se do ta marrë trëndafilin.

“Natën që kaloi isha më e emocionuar se sot. Trëndafilin shpresoj se po, them se do e marr.

Mua nuk më transmetoi emocione, u puthën, por mbaroi aty për mua. Takimi i Merit më pëlqeu shumë, sepse jam edhe tip familjar. Edhe unë do ta kisha qejf një takim të tillë. Mua një takim si i Merit do më pëlqente shumë”, ka thënë bukuroshja.

Ndërkohë, e pyetur se cila mendon se është vajza e preferuar e Saimirit, ajo ka përmendur tre emra.

“Mendoj Silvana, Enxhëll dhe Meri. Sepse kam parë takimet dhe më kanë pëlqyer. Saimiri nuk ka ardhur këtu për të parë fustanet se nuk është rrobaqepës”, theksoi Generda para nisjes së spektaklit.

Ku ndryshon puthja jote nga e Silvanës? Si përgjigjet Suela

Suela u shpreh para spektaklit se mendon që është e preferuara e Saimirit.

“Unë jam. E ka shprehur ai edhe më përpara, e tha edhe kur kishim takimin te varka. Për sa kohë do jem me Saimirin do më pëlqejë çdo gjë”, tha ajo.

Ndërkohë, e pyetur se nga ndryshon puthja e saj nga ajo e Silvanës, Suela ka theksuar se puthja e saj kishte ndjenjë.

Më tej ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

“E imja kishte ndjenjë. Mua më duket sikur Silvana nuk përshtatet fare me Saimirin. Të gjithë i vërsulen Saimirin, por nuk e kishte në atë kuptim që do puthemi sot dhe çdo gjë mbaron. Ishte hapi i parë, krijon një ndjenjë dhe më pas ajo ndjenjë bëhet edhe më e madhe. Nuk ka mbaruar”, ka thënë Suela.

E pyetur nëse është xheloze, ajo është shprehur se nuk ka qejf ta shohë Saimirin duke u puthur me konkurrentet e tjera.

“Ishte diçka e çastit”, Enxhëll krahason puthjen e Suelës me të Silvanës

Enxhëll ka folur pas spektaklit për këtë takim.

Ajo u shpreh se puthja e Suelës ishte emocionuese, ndryshe nga ajo e Silvanës, që sipas saj ishte diçka e momentit.

“Jo vetëm në Love Story por edhe në jetën e përditshme ne duhet tu trembemi më shumë emocioneve se sa puthjeve të çastit. Puthja e Suelës ishte shumë emocionuese, po flas për puthjen që u dha javën e kaluar”, tha Enxhëll.

Më tej ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën ai e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

“Në fakt më erdhi pak keq sepse jemi femra dhe nuk do të dëshiroja as unë që të më drejtohej dikush dhe të më sikletoste. Për pjesën e puthjeve, sepse të puthësh dikë dhe pastaj të më thotë që unë e konsideroj si stacion, është pak e rëndë dhe u mërzita”, theksoi bukuroshja nga Gjirokastra./tvklan.al






Të ngjashme