Ku ndryshon puthja jote nga e Silvanës? Si përgjigjet Suela


Ku ndryshon puthja jote nga e Silvanës? Si përgjigjet Suela

19:23 22/12/2020

Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa Saimiri pati tre takime romantike me tre nga vajzat.

Ndryshe nga javët e tjera, kësaj here 33-vjeçari vendosi të eliminonte vetëm një konkurrente, Vivienin.

Ai kishte rezervuar nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Suela u shpreh para spektaklit se mendon që është e preferuara e Saimirit.

“Unë jam. E ka shprehur ai edhe më përpara, e tha edhe kur kishim takimin te varka. Për sa kohë do jem me Saimirin do më pëlqejë çdo gjë”, tha ajo.

Ndërkohë, e pyetur se nga ndryshon puthja e saj nga ajo e Silvanës, Suela ka theksuar se puthja e saj kishte ndjenjë.

Më tej ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

“E imja kishte ndjenjë. Mua më duket sikur Silvana nuk përshtatet fare me Saimirin. Të gjithë i vërsulen Saimirin, por nuk e kishte në atë kuptim që do puthemi sot dhe çdo gjë mbaron. Ishte hapi i parë, krijon një ndjenjë dhe më pas ajo ndjenjë bëhet edhe më e madhe. Nuk ka mbaruar”, ka thënë Suela.

E pyetur nëse është xheloze, ajo është shprehur se nuk ka qejf ta shohë Saimirin duke u puthur me konkurrentet e tjera.

“Xheloizia është në mes se nuk kam qejf ta shoh Saimirin duke u puthur me një vajazë tjetër, por e kam thënë dhe do ta them prap, do ta marrë zemrën time, do ta marrë dhe unë zemrën e atij”, theksoi Suela./tvklan.al






Të ngjashme