Arjana flet për puthjen e Saimirit me shoqen e ngushtë: Nuk më erdhi mirë
Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa Saimiri pati tre takime romantike me tre nga vajzat.
Ndryshe nga javët e tjera, kësaj here 33-vjeçari vendosi të eliminonte vetëm një konkurrente, Vivienin.
Ai kishte rezervuar nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.
Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Arjana ka folur për puthjen e Suelës dhe Saimirit, teksa vlen të theksohet se është shoqe e ngushtë me Suelën.
Ajo është shprehur veç të tjerash është e mërzitur, por nga ana tjetër nuk i bën përshtypje sepse ende nuk e ka pasur vetë një takim me Saimirin për të krijuar ndjenja.
“Kishte goxha debate e tensione. Nuk isha e përfshirë sepse nuk kam ende një takim. Nuk më erdhi shumë mirë, por përderisa mora një hap të tillë, nuk jam e vetmja, kështu që nuk më bën përshtypje fare.
Para se të vija këtu nuk shquhesha për njeri që kam durim por që kur kam ardhur këtu po njoh dhe veten time. Suelën dhe Enxhëllin i kam shoqe, ato kanë pasur dy takime, unë asnjë dhe ndaj nuk më bën përshtypje. Më vjen edhe mirë edhe keq njëkohësisht”, theksuar ajo.
Më tej ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo.
“Ai tha diçka që ai mendon dhe e ndjen. Mua nuk më erdhi mirë se do t’i puthi të gjitha me rradhë”, u shpreh Arjana./tvklan.al