Tregu i këmbimit valutor, fuqizohet euro, bie dollari – (4 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Tregu i këmbimit të valutave, sjell sërish këtë fundjavë fuqizim të euros dhe rënie disa pikë të dollarit, Monedha amerikane prej muajsh ka sunduar tregun, por dy javët e fundit kanë treguar rënie të tij. Një dollar amerikan, sot këmbehej me 142.4 lekë, lireta italiane blihet me 6.81 lekë dhe shitet me 6.83, dhrahmia greke blihet me 3.87 dhe shitet 2 lekë më shumë, ndërsa marka gjermane blihet 6.77 dhe shitet 6.79.
Sipas tregtarëve ka më se një vit, që euro ka pësuar humbje në treg, fuqizimi i saj këtë vit, duket se është politikë e Komunitetit Europian, për të përmirësuar monedhën e tij./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti