Liqenet e Belshit rrezikohen nga mbeturinat – (5 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Nëse Belshi njihet ndopak në Shqipëri, njihet vetëm për shkak të liqeneve të tij, që në të vërtetë janë edhe jeta e këtij qyteti. Bëhet fjalë për 65 liqene karstike, të cilat rregullojnë klimën, i shërbejnë bujqësisë dhe mbi të gjitha turizmit. Por këto mrekulli të natyrës janë rrezikuar mjaft nga hedhja e mbeturinave, ndotja me pesticide dhe ndërtimet pa kriter.
Ekziston një projekt për ruajtjen e kësaj zone. Ai kushton 150 mijë dollarë dhe ndër të tjera, do të pengojë shterimin e ujit. Sidoqoftë, projekti ekziston vetëm në letër dhe ende nuk ka filluar të zbatohet./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti