Ministrja Ermelinda Meksi prezanton projektet që do zhvillohen në Korçë (3 Mars 2001)


Ministrja Ermelinda Meksi prezanton projektet që do zhvillohen në Korçë (3 Mars 2001)

14:13 03/03/2001

Njohja e drejtuesve në pushtetin lokal ne Prefekturën e Korçës, me investimet që do të kryhen gjatë këzij viti, ishte qëllimi i bashkëbisedimit të ministres së Bashkëpunimit Ekonomik të Tregtisë, zonja Emerlinda Meksi sot në Korçë.

“Ne si ministri për t’ju ardhur në ndihmë edhe më mirë kemi përgatitur dhe do të shpërndajmë programin e investimeve publike që të krijojë sa më shumë të jetë e mundur ato zhvillime të kësaj prefekture që 780 milionë lekë të reja, ndërsa me financime të huaja janë rreth 1.745 milionë lekë. Pra gjithë investimet në zonën tuaj janë më shumë se 2,5 miliardë lekë të reja çfarë tregojnë një tendencë shumë të madhe në rritje në raport me vitin e kaluar që kanë qenë rreth 987 milionë.”

Zonja Meksi prezantoi investimet publike në Korçë ku shtoi se është programuar nga një projekt në çdo komunë dhe secila kushton 100 mijë dollarë. Po sipas saj, 10 mijë deutschmarka janë vetëm nëpërmjet programit me Gjermaninë. Më pas pushtetarët korçarë ngritën problemet dhe shqetësimet që hasin në punët e tyre./tvklan.al






Të ngjashme