KQZ për deklaratën e Gjinushit: Ende nuk janë krijuar komisionet zgjedhore (3 Mars 2001)
Bashkëpunimi me partitë politike KQZ e shikon si pjesë të veprimtarisë së saj ligjore. Ky është vullneti i çdo anëtari të KQZ-së duke përjashtuar çdolloj të ashtuquajture presion. Kështu është shprehur në një diskutim zyrtar zëdhënësi i këtij komisioni Dalipi, një ditë pas deklaratës së kreut demokrat Gjinushi i cili ka shprehur frikën se partia e saj rrezikon komisionet zonale nëse marrëveshja e Bashkimit për Demokraci për ndarjen e përqindjeve të votave, miratohet nga KQZ.
Por, zëdhënësi i këtij komisioni sqaron se në këto deklarata ka paqartësi pasi legjimiteti i veprimtarisë së KQZ-së është i sanksionuar në ligj dhe kushtetutë. Ndërsa në lidhje me krijimin e komisioneve zonale zëdhënësi i KQZ-së Dalipi, thotë:
“KQZ ende nuk është shprehur për ngritjen e komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore. Në fillim të javës dhe pikërisht ditën e martë është përcaktuar mbledhja në të cilin komisioni do të marrë vendim për ngritjen e këtyre komisioneve, bazuar në ligj dhe në rezultatet e zgjedhjeve të tetorit. “
Ndërkohë që Gjinushi është kundër ftesës së bërë nga KQZ-ja për sqarimin e marrëveshjes, vetë ky komision këtë veprim e përligj me respektimin e pavarësisë të institucioneve dhe kushtetutës./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj